Policia do të japi 500 mijë lekë për këdo që jep informacion të vlefshëm për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së djeshme në Kamëz. Uniformat blu vënë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar ruajtjen e anonimatit. Pronari i një marketi humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos kur u qëlluan me armë zjarri nga grabitësit që i kërkonin paratë e xhiros. Deri tani, janë shoqëruar 13 persona, ndërsa vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale, të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.