Aktualitet

Vrasje në Tiranë

Një vrasje e dyshuar si krim pasioni trondit Tiranën.  Sot në zonën e Don Boskos, një 31-vjeçar i identifikuar si Xhaferr Mata vrau një vajzë 19-vjeçare dhe më pas qëlloi veten me të njëjtën armë. Viktimë mbeti Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Mirditës, ndërsa autori u dërgua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është nga Kalimashi i Kukësit por jeton në Tiranë. Policia nisi hetimet.