Rajoni

Vuçiç flet për takimin me Thaçin: Të dielën do ta kemi të vështirë!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se të dielën do të takohet me homologun e tij Hashim Thaçi, ndërsa shtoi se vijimi i dialogut me Kosovën do të jetë i vështirë. Ai pohoi se Beogradi do të do të luftojë për vendin dhe popullin e tij. Mësohet se takimi do të zhvillohet në Bruksel, nën monitorimin e ndërkombëtarëve.“Do të jetë një mundësi tjetër për të dëgjuar qëndrimin tonë, me respektimin e palës tjetër dhe me dëshirën për të arritur një zgjidhje”, tha Vuçiç.