Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të dalë para popullit me propozimin e tij për “zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës” dhe më pas do të jenë qytetarët serbë ata që do të vendosin për të ardhmen. “Nuk ka asgjë të bukur për Kosovën që mund të ofrojmë apo të fitojmë. Vetëm mundime dhe gjëra të vështira, por do të prezantoj para popullit propozimin tonë, tha Vuçiç.