Bota

Vullkani në Hauai prek zonat e banuara

Për shumicën e botës, pamjet e vullkanit në Hauai të Shteteve të Bashkuara janë skena filmash hollivudianë, por për hauajanët përbëjnë realitetin e ditës. Të paktën 31 shtëpi u shkatërruan në ishullin e madh nga llava përvëluese që del nga oborret apo rrugët e mbushura me të çara për shkak të aktivitetit vullkanik dhe sizmik. Më e prekur është zona e Leilanit, ku mbi 2.000 njerëz u evakuuan, të përgatitur për të mos u kthyer për shumë kohë.