Bota

Vullkani Kilauea në Hauai shoqërohet me lëkundje me magnitudë 6.9

Një seri tërmetesh të fuqishme goditën ishullin amerikan të Hauait, një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Lëkundja me magnitudë 6.9, çoi në ndërprerjen e përkohëshme të energjisë elektrike. Njerëzit u detyruan të dilnin nga ndërtesat, por asnjë alarm për cunami nuk u lëshua. Ndërkohë, shpërthimet e vullkanit vijonë me “shatërvanin” e llavës që kapi deri në 30 metra lartësi, duke shkatërruar shtëpi e rrugë. Agjencia për Mbrojtjen Civile lëshoi alarmin për çdo rezident të mbetur që të largohet urgjentisht.