Në vendet e Bashkimit Europian, personat nën 16-vjeç nuk do të kenë akses në platformën e dërgimit të mesazheve, WhatsApp. Aktualisht, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13-vjeç, por po ndryshohen rregullat e platformës, pak para prezantimit të Rregullores së re të Unionit mbi Privatësinë. Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.