Showbiz

Xhelozi mes Irina Shayk dhe Lady Gaga?

Falë “A Star is Born” Lady Gaga dhe Bradley Cooper zhvilluan një shoqëri shumë të ngushtë mes njëri-tjetrit.

Shumë shpejt ata nisën të shfaqeshin nëpër kopertinat e revistave së bashku, nëpër evente të ndryshme, duke u fotografuar në tapetin e kuq si edhe duke kënduar live nëpër koncerte.

Ata ishin edhe shumë të afërt me njëri-tjetrin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” dhe fansave të modeles Irina Shayk nuk u ka pëqlyer aspak kjo gjë. I gjithë rrjeti po flet për një xhelozi të heshtur mes tyre për Bradley Cooper por në fakt e vërteta qëndron ndryshe.

Dy vajzat ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë ceremonisë “Oscar” ndërkohë që Irina ishte fansja më e madhe e Gaga dhe Cooper gjatë performancës së tyre.