Gossip

Xheneta Fetahu falënderon publikun pas rrëfimit për Gjestin: “Çdo plagë shërohet me kohë”

Pas intervistës emocionale në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli hapur për ndjenjat e saj dhe takimin e fundit me Gjestin, Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale, duke falënderuar publikun për mbështetjen e madhe që mori.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” preku zemrat e ndjekësve me rrëfimin e saj të sinqertë, ku pranoi se ende ruan ndjenja të forta për Gjestin dhe se mënyra si përfundoi marrëdhënia e tyre e kishte lënduar thellë.

Ajo tha se do të dëshironte një takim me të, për të sqaruar gjithçka që ka mbetur pezull mes tyre.

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, Xheneta shprehu mirënjohjen për dashurinë dhe mesazhet e shumta që ka marrë pas intervistës.

Kam marrë një lumë mesazhesh dashurie, mbështetjeje dhe emocionesh nga njerëz të panumërt. Ju falënderoj secilin prej jush që keni gjet pak kohë të më shkruani fjalë të ngrohta dhe energji pozitive

-shkroi ajo.

Xheneta shprehu gjithashtu falënderime të veçanta për moderatorja Erjona Rusi, duke vlerësuar mënyrën e ndjeshme dhe profesionale me të cilën u zhvillua intervista.

Në fund, ajo ndau një mesazh frymëzues për ndjekësit e saj:

Për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira: mos u dorëzoni. Çdo dhimbje e ka një qëllim dhe çdo plagë shërohet me kohë. Jeta s’është gjithmonë e lehtë, por është e bukur kur e jeton me zemër të pastër dhe shpresë në shpirt.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente mbështetëse nga ndjekës që e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe forcën emocionale.