Këngëtarja Xhesika Ndoja është gjithmonë në qendër të vëmendjes prej fotove shumë provokuese të cilat poston, por dhe prej faktit që një femër e bukur si ajo është akoma ‘single’.
Këtë pyetje ja bëjnë shpesh dhe ajo përgjigjet se është një femër që të hyn në mendje, por mund ta shkatërrojë sistemin. Deklarata të tilla supozohet t’i japin përgjigje faktit se pse ajo vijon të jetë beqare.

Postimet e saj vijojnë të shkaktojnë trazira, pasi ajo është shumë aktive nëpër rrjete sociale, me story dhe postime. Disa ditë më parë ajo kishte bërë një status ku i jepte këshilla djemve që mos të gënjehen nga sytë e bukur të një femre. Më pas ajo ka theksuar këtë vlerë tek vetja, që është e sinqertë dhe ka shumë dashuri brenda saj.
Xhesika e ka nisur mbarë verën, që nga gjiri i Lalzit e deri në Ksamil që ndodhet këto ditët e fundit.
Sigurisht që nuk mund të mungonin fotot me bikini ku tregon format e saj mëse perfekte, por dhe ka postuar duke tymosur nargjilë dhe puro. Pavarësisht që çdo njeri poston çfarë të dojë në rrjetet e tij sociale, një personazh që ndiqet nga shumë të reja, deri diku transmeton një shembull jo pozitiv.


Disa muaj më parë, ajo është shfaqur duke pozuar pranë një shtrati, ku astësisht përfundoi sipër një xhakuzi. Një pozicion i shumëpërfolur, si një rikthim në stilet ‘kamasutra’, siç është dhe një ndër klipet e saj më të klikuara.
Ndoja gjithashtu ka famë për InstaStory-t e saj, ku çdo ditë nuk mungojnë tufat me euro dhe të gjithëve i lind pyetja se cili është burimi i këtyre parave, pasi tashmë dihet që është ndarë nga partneri i saj pasanik, për të cilin dyshohet se i ka dedikuar dhe një këngë të titulluar “Dashnia”, të cilën e solli këngëtaren shumë ndryshe nga herët e tjera. Ajo shfaqej e veshur deri në grykë dhe shumë serioze.