Sport

Yjet e Argjentinës duan shkarkimin e Sampaolit

Humbja ndaj Kroacisë ka lënë pasoja të mëdha te Argjentina. Sipas mediave argjentinase, futbollistët kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Horhe Sampaoli. Shkarkimi i Sampaolit mund të vijë shumë shpejtë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Nigerisë në stolin e 2-herë kampionëve të botës, mund të jetë menaxheri i kombëtares Horhe Burruchaga. Mediat vendase shkojnë më tej duke hedhur dyshime se Messi luajti qëllimisht shumë dobët ndaj Kroacisë për të bërë të mundur largimin e Sampaolit.