Aktori Kelsey Grammer i njohur më së miri për rolin e tij në serialin “Frasier”, është bërë baba për herë të tetë. Ai dhe gruaja e tij Kayte Walsh së fundmi mirëpritën një djalë, të cilin e quajtën Christopher. Aktori e njoftoi lajmin gjatë një paraqitjeje si i ftuar në podcast-in “Pod Meets World”, duke i habitur prezantuesit dhe dëgjuesit. “Ndodhi tre ditë më parë. Christopher sapo u bashkua me familjen tonë”, tha aktori 70-vjeçar me një buzëqeshje.

Ky është fëmija i tetë i aktorit të famshëm dhe i katërti me gruan e tij Kayte Walsh. Çifti tashmë ka tre fëmijë; vajzën Faith (13 vjeçare), djalin Gabriel (11 vjeç) dhe djalin James (8 vjeç). Grammer u bë baba për herë të parë në vitin 1983, kur pati një vajzë, Spencer, e cila tani është 43 vjeçe me ish-gruan e tij, Doreen Alderman. Pas divorcit të tyre në vitin 1990, ai pati një vajzë Greer (33 vjeçare), me të dashurën e tij të atëhershme Barrie Buckner. Gjatë martesës së tij me Camille, Kelsey filloi një lidhje me ish-asistenten Kayte Walsh, me të cilën u martua në shkurt të vitit 2011 në New York.