Kryeministri i Maqedonise, Zoran Zaev tha se Referendumi për emrin mund të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Zaev thotë se akoma nuk është diskutuar për modelin e referendumit. Sipas kryeministrit pas samitit të NATO-s në 11 dhe 12 korrik së bashku me partitë politike dhe sektorin civil do të diskutohen modalitetet e referendumit si dhe përmbajtja e pyetjes në të cilën siç tha Zaev do të përmendet Marrëveshja me Greqinë dhe integrimi në BE dhe NATO.