Sport

Botërori 2026/ Triumfi ndaj Austrisë, Spanja vendos rekorde dhe thyen edhe një mallkim

Spanja është skuadra e radhës që u kualifikua për në raundin e 1/8 të finaleve të Botërorit 2026 duke mundur Austrinë me rezultatin 3-0. Ishte një ndeshje ku skuadra e La Rojas vendosi rekorde por theu edhe një mallkim.

Kështu, skuadra e Spanjës në sfidën e kësaj të enjteje kishte hedhur në fushën e lojës dy adoleshentë, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi në formacion në një ndeshje me eliminim direkt, duke u bërë skuadra e parë që e bën një gjë tillë që nga viti 1958, kur Brazili e nisi ndeshjen me Uellsin me Pele dhe Jose Altafini në fushën e lojës.

Po kështu, Spanja prishi më në fund mallkimin e raundit të 1/16 të finaleve të Botërorit që e përndiqte që pas triumfit në 2010. Që nga ai moment në edicionet e 2014, 2018 dhe 2022, La Roja është eliminuar në raundet e parë me eliminim direkt pas kalimit të grupeve

Por jo vetëm kaq, te Spanja ka një vend të veçante në histori edhe Unai Simon që vendosi rekordin e ri botëror përsa i përket paprekshmërisë së portës së tij. Pas fitores me Austrinë që i dha mundësinë Spanjës të kalonte  në 1/8 e finaleve, portieri i La Roja shkon në 518 minuta pa pësuar gol në kampionatet botërore