Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet shifra marramendëse e pasurisë së Dua Lipas?

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, është një nga emrat më të njohur në industrinë muzikore dhe tani ka arritur një pasuri të jashtëzakonshme që kalon 100 milionë paundë.

Sipas të dhënave nga “The Sun”, ajo ka fituar mbi 12 milionë paundë gjatë vitit 2024, falë sukseseve të saj në festivalin Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të shumta, përfshirë ato që do të zhvillohen në Wembley, ku biletat u shitën menjëherë.

Përveç karrierës muzikore, Dua Lipa ka krijuar një imperium të suksesshëm me kompanitë e saj. Firma “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka raportuar një fitim prej 10.4 milionë paundësh, ndërsa “Radical22Live”, që menaxhon turnetë e saj, ka siguruar 1.8 milionë paundë. Pasuria e saj ishte raportuar vitin e kaluar në 90 milionë paundë nga lista e pasurisë së “Sunday Times”, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë paundë.

Përveç të ardhurave nga muzika, Dua Lipa ka lidhur marrëveshje sponsorizimi me markat prestigjioze si Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian, duke kontribuar edhe më tej në rritjen e pasurisë së saj.