Showbiz

Zbulon këmbët më shumë seç duhet në festivalin e filmit, aktorja e famshme rrezikon burgun

Një look i tillë do të ishte krejtësisht normal për një tapet të kuq në Hollywood por në Egjipt është shkelje e ligjit.

Aktorja e famshme Rania Youssef rrezikon të dënohet me disa vite burg pasi u shfaq me një fustan të cilësuar jo vetëm transparent por edhe vulgar në Festivalin e Filmit në Kajro.

Një proces gjyqsor pritet të nisë në janar të vitit të ardhshëm që mund ta dënojë atë me 5 vite burg për këtë veprim. Kjo nuk është hera e parë që 45-vjeçarja shfaqet me veshje të tilla por nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka sqaruar se nuk kishte për qëllim të fyente popullin e saj.