Gossip Showbiz

Zbuloni disa fakte që nuk i dinit rreth Loredanës!

Çifti më i përfolur i medias shqiptare dhe jo vetëm, Loredana dhe Mozzik, janë rikthyer fuqishëm në një bashkëpunim me njëri tjetrin.

Menjëherë pas publikimit të projektit të tyre, Loredana ishte pjesë e një interviste, ku zbuloi shumë të pathëna nga jeta e saj.

Ajo tregoi shumë detaje të përditshmërisë së saj dhe foli për karrierën e një femre në industrinë e rap-it.

Reperja u shpreh se nuk mund të dalë nga shtëpia pa telefonin e saj.

Kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.

Reperja tregoi se dëshiron të ketë një familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë. Dhe ajo çfarë e bën të lumtur është koha që kalon me familjen e saj, si edhe të bëjë pikërisht atë që do.

Artistja duket se ka ndryshuar stil që prej shtatëzanisë dhe për këtë ajo tha se ndonjëherë i pëlqen të vishet lirshëm e herë të tjera më ‘cool’ apo femërore. Sepse i pëlqen!

Loredana rrëfeu se lindja e vajzës së saj dhe vdekja e babait e ka formuar më shumë si person. Si dhe idhulli i saj është vetvetja.

Sekreti i saj është se i dashuron takat e larta, i blen shumë por kurrë nuk i vesh. Më shumë preferon këpucët e sheshta.