Bota

Zelandë e Re, kryeministrja e sapo bëre nënë premton reforma për familjet

Kryeministrja neozelandeze e sapo bërë nënë, lajmëroi reforma masive për familjet në vend, një nga të cilët është zgjatja e lejes së lindjes nga 18 javë në 26. Qëllimi i reformës është të shndërrojë Zelandën e Re në vendin më të mirë në botë për të rritur një familje, e gjithashtu të nxjerrë 64 mijë fëmijë nga varfëria deri në vitin 2020. Jacinda Ardern tha se që prej 1 korrikut, çdo bebe në Zeladën e Re mund të marrë 60 dollarë në javë në vitin e parë të jetës.