Një gjykatë turke dënoi 13 gazetarë me burg, për akuzat për terrorizëm, në një rast që ka shkaktuar zemërim global ndaj mbrojtësve të lirisë së shtypit. Ata ishin punonjës të gazetës opozitare “Cumhuriyet”, e cila kishte marrë një vijë të fortë kundër qeverisë turke gjatë viteve të fundit. Tre prej gazetarëve, u shpallën të pafajshëm në gjyq, ndërsa 13 që u dënuan, mbeten të lirë në pritje të apelimit të çështjes. Gazetarët u arrestuan gjatë një aksioni, pas grushtit të dështuar në korrik të vitit 2016.