Rivalët shi’itë të Kryeministrit Iraken, Haidar al-Abadi fituan numër të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të së shtunës. Nga votat e numëruara deri tani, Blloku i udhëhequr nga kleriku Moqtada al-Sadr është pranë fitores. Aleanca në pushtet e Abadit, aktualisht renditet e treta. Votimet e 12 Majit janë të parat pas dëbimit të ISIS-it nga disa territore të Irakut.