Mbi dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme, fati i Italisë është në duart e dy partive antisistem dhe euroskeptike. Lëvizja “5 Yjet” dhe Lega Nord ranë dakord për një program qeverisës. Drejtuesit respektivë, Luigi Di Maio e Matteo Salvini arritën marrëveshje dhe pritet të njoftojnë emrin e Kryeministrit të ardhshëm. Sot, ata do të priten në Pallatin Presidencial, për t’i paraqitur Presidentit Sergio Mattarella, detajet e akordit.