Data e sotme hyri në histori për të parin takim mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Donald Trump e Kim Jong-un shtrënguan duart në Singapor dhe më pas u mbyllënnë bisedime, me praninë e përkthyesve. Trump e përshkroi si të suksesshëm samitin, duke bërë të ditur se “Shumë shpejt, në vendin komunist do të nisë procesi i çmontimit të paisjeve bërthamore”.