Bota

Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje edhe ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e kompanisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica. Firma konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar mbylljen, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike. Zuckerberg tha se ajo që ndodhi ishte një gabim i madh që nuk duhet të përsëritet.