Bota

Zv.Ambasadorja gjermane : Emigrimi nuk është zgjidhje për Shqipërinë!

Anke Holstein, Zv.Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha se situata me azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani, tha Holstein. Nuk mendoj që emigrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë, por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore “Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor” theksohet se këto vende karakterizohen nga një nivel i lartë papunësie në raport me standardet europiane.