Bota

Zv/Kryeministri kroat ndalohet të hyjë në Serbi

Autoritetet serbe i ndaluan hyrjen Zv/Kryeministrit, të Kroacisë, Damir Krstičević. Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë janë rritur, pasi javën e kaluar një delegacion kroat ndërpreu një vizitë në Serbi, pasi ligjvënësi ultra-nacionalist, Vojsllav Sheshel përdhosi flamurin kroat. Serbia tha se ka vendosur që të mos lejojë vizitën e ministrit kroat në Serbi, si masë reciprociteti.