Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani është përfshirë nga korrupsioni. Një drejtuese ka marrë vendim pozitiv për rreth 2000 raste azilkërkimi, pa bazë juridike. Qeveria gjermane ka nisur hetimet për shkak të një “dyshimi të konsiderueshëm”, tha Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Berlin.