Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie paralajmëroi se raundi final i dialogut Kosovë –Serbi do të fillojë shumë shpejt. Ambasadori dha mesazhe të qarta për këtë dialog duke zbuluar edhe përgatitjet që po bëhen për përcaktimin final të së ardhmes së marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai foli edhe për sundimin e ligjit duke kërkuar nga autoritetet vendase që të marrin përgjegjësi dhe të shërbejnë për të ardhmen e vendit.