Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie mirëpriti zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, përmes një postimi në Twitter, Delawie, shprehu zhgënjimin e tij, që Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përfundojë punimet në seancën e 18 prillit. “Ruani sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe sa më shpejt rinisni procesin”, shkruan Delawie.