Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, David Friedman deklaroi të hapur ambasadën në Jeruzalem. Për këtë ngjarje, në fjalën e tij, ai falenderoi Presidentin, Donald Trump për guximin. Hapja u bë zyrtare edhe pas trazirave të shumta në Gaza, ku raportohet për 41 të vrarë dhe mbi 900 të plagosur. Përleshjet e dhunshme u shënuan mes manifestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite.