Në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit Europian para samitit të rëndësishëm të Sofjes, Presidenti Donald Tusk thotë se pas vizitës së fundit në Ballkanin Perëndimor, BE është partneri i vetëm që kujdeset vërtetë për stabilitetin e të gjithë rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor është objektivi i samitit tonë, thuhet në letrën e Tusk.