Kristiano Ronaldo: Ne dyshim qendrimi ne Mançester

May 16, 2008

Asi i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, ka bere disa deklarata, qe kane vene ne shqetesim drejtuesit dhe tifozet e djajve te kuq. Nuk e di, nese do te qendroj ende ne Mançester, ka thene Ronaldo, qe ka premtuar se do ta vendose te ardhmen, pas finales se Liges se Kampioneve. Reali i Madridit eshte ofruar prej kohesh per te, madje gati te investoje ne rreth 100 milione euro.

Take That, drejt albumit te ri

May 16, 2008

“Tejk Dhet” po regjistron nje album te ri, i dyti qe prej ribashkimit te grupit. Qe prej fitores se Brit Auard, ne shkurt, kater djemte kishin deklaruar se do te pushonin, por duket te kete ndodhur e kunderta, duke pare suksesin e DVD se tyre “Tejk Dhet Bjutifull Uorlld”, qe shiti 64 mije cope, vetem ne nje jave.

Tre firma turke, nder 10 firmat me investimet me te fuqishme ne Shqiperi

May 16, 2008

3 kompani turke figurojne mes 10 firmave me investimet me te fuqishme ne Shqiperi. Sipas mediave ekonomike turke, dy kompanite me te fuqishme ne vendin tone, mbeten ato te telefonise celulare AMC dhe Vodafone, qe ndiqen nga konsorciumi turko-amerikan “Behtel-Enka”, qe po ndertohen rrugen Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres-Kukes. Nje tjeter kompani turke, “Kurum”, e cila merret me hekurin dhe celikun ne Shqiperi, renditet e katerta per nga rendesia. Ndersa ajo e naftes, “Alpet”, eshte ne vendin e 7.

Kryeministri Berisha ne vizite ne Pogradec

May 16, 2008

Kryeministri Berisha ne kuader te turit ’’Shqiperia ne Nato’’, u ndal kete mbasdite ne Progradec. Ne takimin me banoret e qytetit, i cili vazhdon akoma, Berisha u shpreh se Ftesa ne Nato erdhi si rezultat i punes se gjithe shqiptareve.

LSI-ja vazhdon mbledhjen e firmave per referendum popullor

May 16, 2008

LSI-ja, vazhdon mbledhjen e firmave, per t’i kaluar ne referendum popullor, ndryshimet kushtetuese te miratuara ne kuvend, mbremjen e 21 prillit, me OK-in e dy partive te medha. Sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili, akuzoi sot kabinetin Berisha, duke theksuar, se e ka humbur te drejten e qeverisjes se vendit.

Arrestohen 10 persona per favorizim ekonomik te militanteve islamike ne Uzbekistan

May 16, 2008

10 persona, me origjine turke, jane arrestuar ne France, Gjermani dhe Holande, pasi dyshohen te kene ndihmuar ekonomikisht, militante islamike ne Uzbekistan. Lajmi u be i ditur nga nje zyrtar i policise franceze, i cili tha, se 8 prej te ndaluarve jane kapur ne jug te Frances, ndersa nuk behet i ditur emri i grupit islamik, qe ata financonin.

Spanje, Raul nuk do jete pjese e kombetares

May 16, 2008

Trajneri i kombetares spanjolle te futbollit, Luis Aragones, ia ka mbyllur perfundimisht deren, ish-kapitenit Raul, per te marre pjese ne europianine muajit qershor. Edhe pse 30 vjeçari kishte shprese, me mos-pjesmarrjen e 17 vjeçarit Bojan, per arsye Personale, Aragones, ka grumbulluar ne vend te tij, Serxho Garsian e Saragoses.

Angli, Championship renditet e 4-ta nder kampionatet europiane

May 16, 2008

Ne Angli regjistrohet nje kuriozitet i ri per futbollin e ketij vendi. Kategoria e dyte, Çempionship, renditet i katerti nder kampionatet europiane, per nga numeri i tifozeve, qe e ndjekin, neper stadiume. Mesatarja e çdo ndeshje per tifoze, eshte 17 mije. Klasifikimi europian,m sheh ne vendin e pare, PremierLigen, e ndjekur nga Bundesliga gjermane dhe nga Liga spanjolle.

Klinton, nuk heq dore nga gara presidenciale.

May 16, 2008

Hillari Klinton, ka hedhur poshte mundesine e terheqjes se saj nga gara brenda demokrateve per kandidaturen per president te SHBA-ve, edhe pse rivali i saj Barak Obama, ka avantazh te ndjeshem. Sipas analisteve politike, zonja Klinton nuk terhiqet pasi duket e favorizuar ne 5 shtetet e mbetura per t’u votuar, shpreson ne ndonje gafë te Obamës, te ndonje kthese e super-delegateve, si dhe per te rikuperuar borxhin prej 20 milione dollaresh, qe i ka krijuar fushata,

Shtohen shqipetaret, qe heqin dore nga shtetesia e tyre.

May 16, 2008

223 shqipetare, kane hequr dore nga shtetesia e tyre, brenda 5 muajve te pare te ketij viti, ndersa vetem 17 eshte numeri i atyre, qe kane kerkuar ta marrin kete shtetesi. Shifrat behen publike ne faqen zyrtare te Presidences, e cila vendos per dhenien, por edhe per heqjen e shtetesise.

Comments

Sport

Categories

Archives