Celebrities Film & Tv Gossip Ndryshe

Arbër Hajdari: “Opinionisti nuk duhet të jetë gjithmonë i njejtë, sepse njerëzit kanë nevojë që…”

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duro dhe Salsano Rrapi ka qenë Arbër Hajdari. Opinionisti i spektaklit të famshëm të “Big Brother Vip Albania”, por gjithashtu dhe drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Në një intervistë plot të pathëna Arbër Hajdari ka zbuluar se si nisi rrugëtimi i drejtimit të një fondacioni, por gjithashtu pa harruar së përmenduri rolin e tij të opinionistit në “Big Brother Vip”. Ai zbuloi marrëdhënien e tij me Monika Kryemadhi dhe Ledion Liço, duke zbuluar dhe banorin që pëlqen më shumë deri te ai që e preferon më pak…

Salsano: Është opinionisti një profesion për ty?

Arbër: Jo, nuk është dhe refuzoj ta pranoj për të gjithë ata që e thonë, sepse edhe mendoj që duhet pas njëfarë kohe duhet të ndryshojë.

Elona: Përse duhet të ndryshojë?

Arbër: Nuk duhet të jetë gjithmonë një i njejtë, sepse njerëzit kanë nevojë që t’i shohin gjërat edhe në këndvështrime ndryshe pra nuk mund të jetë punë. Je një njeri që gjatë jetës tënde

Elona: Me këtë thua që nuk do të jesh më?

Arbër: Unë nuk e thashë këtë, unë them ça është më mirë. Mendoj që opinionisti është një njeri i cili ka eksperiencën e tij, mbi gjërat që ka kaluar në jetë dhe ndan mendimin e tij ashtu si e sheh ai botën sepse ai nuk mund ta shohi siç e duan njerëzit, ama e rëndësishme është që ai të thotë mendimin e tij.

Salsano: Nëpër studio televizive ka shumë opinionistë…

Elona: Gazetarë politikë…

Arbër: Nëse po flasim për gazetarë politikë po flasim për gazetarë politikë, nëse po flasim për njerëz që marrin përsipër t’i bëjnë të gjitha unë mendoj që në fund nuk bëjnë asgjë. Se nuk mund t’i bësh të gjitha nuk ke kohë të marrësh informacionin e nevojshëm ta verifikosh a është i vërtetë. Si mund të flasim për të gjitha?