Sa e rëndësishme është rrëmbimi i një çmimi po aq e rëndësishme është paraqitja në tapetin e kuq.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt në Los Angeles ceremonia e 76-të e “Golden Globes” ku dhjetra yje hollivudian triumfuan dhe shkëlqyen me paraqitjen e tyre.
Megjithatë ka patur edhe nga ato të cilat janë kritikuar për veshjet e tyre në tapetin e kuq dhe këtë vit kryesisht kanë qenë vajzat. Tabloide të ndryshme amerikane kanë renditur 10 aktoret të cilat sipas kritikëve u shfaqën në mënyrën disi të papërshtatshme.
Ndër to renditen; Anne Hathaway, Kate Mara, Marin Hinkle, Julianne Moore, Debra Messing, Rosamund Pike, Amber Heard, Caitriona Balfe, Sofia Carson dhe Lucy Liu.