BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

100% vetja brenda BBV?! Sipas Armaldos dhe Tanit, kurrë!

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Sa përqind vetvetja janë banorët brenda shtëpisë së BBV?! Sipas Armaldos dhe Tanit, me siguri jo 100%.

Armaldo: Pjesa e vetvetes te banorët është rreth 80%. Të jesh vetvetja 100% në një lojë është paksa e vështirë. Ne dalim nga vetja, bëhemi pjesë e lojës. Te 80% përfaqësojmë veten me mënyrën si sillemi, si debatojmë…

Tani: Veten 100% këtu nuk e tregon askush. Presioni është shumë i madh.