“Top 100 Songs Of 2024” , programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë në studio.
Ledioni, Eurilda, Ed Manushi dhe Lei Kraja po bashkëbisedonin në lidhje me vitin që po lëmë pas dhe planet që kemi për 2025 që troket për pak orë. Kur u pyet nga Ledioni se si ka qenë për të viti 2024, Lei u përgjigj duke thënë se:
Shumë mirë, ke parasysh që unë ndonjëherë i përjetoj gjërat por jo ka qenë një vit shumë i mirë nuk ka pasur një arsye për t’u ankuar. Ka qenë një vit bombë.
Teksa po diskutonin në lidhje me urimet e bukura që kishin marrë deri më tani në lidhje me festat, Lei tregoi se:
Nuk ma kanë varur këtë periudhë nuk e di pse. Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë mesazh të veçantë. Madje kam nisur dhe akoma nuk mi kanë kthyer. Unë pres, nuk i dihet.
A ka dëshirë Lei të bëhet mami?
Sigurisht, shumë shpejt madje kam qejf të bëhem një mami.
Pra Lei nuk është në pritje të ëmbël?
Jo, nuk jam. Do mbaroj “Diellorët” deri në fund pastaj me kismet.
Çfaë planesh ka Lei për vitin 2025?
Nuk e di viti 2024 më eci shumë mbarë, bleva një shtëpi në bregdet. Mbase një shtëpi tjetër pse jo…
Kur Edi Manushi i tha që mund të jetë viti i fëmijëve, pra me një beb Lei u shpreh:
Nuk besoj se është viti i kalamajve. Edhe 1 vit mund të pres.