Bota

3 shtete amerikane tërheqin ushtarët nga kufiri, ja arsyeja pse

Ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ka shkaktuar reagime të forta në Amerikë. Tre shtete Amerikane po mbyllin bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë për të dërguar trupa në kufi me Meksikën. Qeveritë e Nju Jorkut, Masaçusetsit dhe Kolorados refuzojnë të dërgojnë trupa nga garda shtetërore për të ruajtur kufirin me Meksikën, si kundërshtim i politikave të ashpra të administratës kundër emigrantëve.