Shkon në 4 numri i palestinezëve të vrarë në përleshje me ushtrinë izraelite në vijim të protestave në Gaza. Bilanci u rëndua pasi një 15-vjeçar ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Nga përleshjet e vazhdueshme me ushtrinë izraelite, raportohet për 833 palestinezë të plagosur, nga të cilët 4 janë mjekë dhe 6 gazetarë.