Bota

Dërgonin shqiptarë në Angli, 14 të arrestuar në Spanjë

Shkatërrohet në Spanjë, një linjë e trafikut të klandestinëve që dërgonte shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Policia prangosi 14 anëtarë të këtij rrjeti kriminal, me drejtues një shqiptar. Nga Shqipëria, klandestinët kalonin përmes Spanjës, për të arritur më pas në Britaninë e Madhe, ku paguanin nga 6 mijë euro. Në shumicën e rasteve udhëtonin të fshehur në kamionë.