Auto & Moto Botë e Çuditshme

73-vjeç i merret patenta e shoferit si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme, rrezikon edhe të burgoset!

Policia në Uellsin e Ri Jugor, Australi, ndaloi një shofer 73-vjeçar, i cili po ngiste makinën pa një patentë. Atij i është hequr patenta e shoferit në vitin 2o17. Burri u arrestua menjëherë dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Bathurst, ku u akuzua për drejtimin e mjetit ndërsa ishte i përjashtuar nga drejtimi i një automjeti. Gjithashtu, është lëshuar urdhër për konfiskimin e targave për shkak të shkeljeve të përsëritura.

Kjo është hera e tretë në pesë vitet e fundit që ai kapet duke drejtuar makinë pa patentë shoferë. Ligjet e Uellsit të Ri Jugor parashikojnë deri në gjashtë muaj burg për veprën e parë të drejtimit të automjetit ndërsa është e ndaluar, ndërsa shkeljet e përsëritura mund të rezultojnë në deri në 12 muaj burg. Nisur nga historia e tij, 73-vjeçari mund të përballet me një dënim më të ashpër me burg.