Celebrities

Nga Zef Deda te Ori Nebijaj, këto janë disa nga personazhet më të dashur të artit dhe televizionit që kanë shkelur skenën e “Portokalli”!

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka sjellë 42 sezone spektakolare, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqeve ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje.

42 sezone kanë sjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar i janë bashkuar emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, janë bërë pjesë gazmore.

Zef Deda, Gentian Zenelaj, Klea Huta, Soni Malaj, Devis Muka dhe Ori Nebijaj janë vetëm disa nga emrat më të shquar të botës së artit dhe televizionit që kanë shkelur skenën e “Portokallisë”.

Sezoni 43 do të vijë me shumë surpriza.