Sport

9 gola dhe spektakël në Stuttgart, Spanja kalon Francën, derbi iberik në finalen e Nations League

9 gola shumë spektakël dhe në fund është Spanja e Luis de la Fuentes që mund me rezultatin tenistik 5-4 “gjelat” francezë të drejtuar nga Didier Deschamps. Në Stuttgart tifozët e pranishëm ishim dëshmitarë të një mbrëmje spektakolare mes dy prej skuadrave protagonist edhe në evropianin e fundit.

LEXO EDHE: Shqipëri-Serbi më 7 qershor/ Andi Lila rrëfen ndeshjen në Beograd: “Rrënqethem sa herë e kujtoj, por atë ditë treguam dinjitet kombëtar”!

“La Roja” ka mposhtur Francën me rezultatin spektakolar 5-4 në gjysmëfinalen e dytë të Nations League dhe do të përballet në finale me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Ndeshja, e zhvilluar në Stuttgart, dukej e mbyllur kur Spanja kryesonte 5-1, por Franca u rikthye fuqishëm dhe rrezikoi të barazonte.

Spanja kaloi në avantazh me golat e Nico Williams (22’), Merino (25’), Yamal (dy gola, një nga penalltia) dhe Pedri (55’), duke shkuar në 5-1. Franca reagoi me golat e Mbappé (penallti, 59’), që u duke se vetëm sa rihapi lojën duke e çuar rezultatin në 4-1, ndërsa golat e tjerë për ekipin e Deschamps erdhën në 11 minutat e fundit të lojës me Cherki (79’), një autogol të Vivian (84’) dhe Kolo Muani (94’), por nuk mjaftuan për të përmbysur ndeshjen.

LEXO EDHE: Drejtësi italiane për Shqipëri–Serbi, UEFA zbulon arbitrin që do të gjykojë duelin e zjarrtë të 7 qershorit

Spanja shkon në finalen e Nations League ndaj Portugalisë, në një përballje emocionuese që shihet si një “kalim stafetë” mes Cristiano Ronaldos dhe yllit të ri Lamine Yamal. Franca ndërkohë do të luajë në finalen e vogël për vendin e tretë kundër Gjermanisë.