Showbiz

9 vite pa takuar mamanë, Jennifer Aniston zbulon të shkuarën e trishtë

Aktorja e famshme hollivudiane së fundmi ka dhënë një intervistë që ka emocionuar një publik të tërë.

Ajo ka treguar për herë të parë për marrëdhënien e vështirë me mamanë e saj Nancy Dow dhe përse ato nuk janë takuar për 9-të vite.

49-vjeçarja rrëfeu se mamaja e saj ka qenë e fiksuar pas perfeksionit dhe pamjes së jashtme saqë botoi edhe një libër rreth kësaj teme. Në vitin 1999 pa dëshirën e aktores, mamaja e saj publikoi “Mother and Daughter to Friends: A Memoir”, ku tregonte për pamjen e saj të jashtme por edhe të vajzës së saj.

Marrja e këtij vendimi pa dëshirën e Aniston e vështirësoi edhe më shumë komunikimin mes tyre duke i bërë që të shkëputen nga njëra-tjetra për 9 vite.

Jennifer Aniston e ka takuar mamanë e saj dy javë para se kjo e fundit të ndërronte jetë në vitin 2016.