Lifestyle

A e dini se pse shumë njerëz flasin kur janë në gjumë?

Të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë se kemi folur gjatë natës, kur në fakt kemi qenë në gjumë. Kjo mund të jetë një situatë shumë e sikletshme, sidomos kur pyetja e parë që na vjen në mendje është:

Çfarë thashë?

E folura gjatë gjumit është një fenomen i njohur, i quajtur “somniloquy”, dhe ndodh kur ndodhemi në një fazë tranzicioni mes gjumit të lehtë dhe gjumit të thellë.

Ky fenomen është më i zakonshëm tek fëmijët, por ka tendencë të zbehet me kalimin e kohës.

Nëse tek të rriturit e folura gjatë gjumit bëhet kronike, mund të jetë një shenjë e çrregullimeve të gjumit, të shkaktuara nga stresi ose faktorë të tjerë.

E folura në gjumë shpesh ka përmbajtje të papritur dhe të paqartë, ku ndonjëherë ndodhin biseda me persona të padukshëm ose shpërthejnë betime.

Në rastet kur fëmijët ndodhin të kenë djersitje, frikë të dukshme ose lëvizje të çuditshme gjatë gjumit, është e rekomanduar të konsultoheni me një mjek. Ndërkohë, profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për Hulumtime të Gjumit në Universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit ka lidhje me gjumin e lehtë dhe jo me ëndërrimin.

Ai gjithashtu shton se ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë përsëritjen e këtij fenomeni.

Një pyetje që mund të lindë është nëse mund të pranojmë “tradhti” apo “të vërteta” që thuhen gjatë gjumit, të cilat nuk i pranojmë kur jemi të ndërgjegjshëm. Profesor Horne thekson se nuk duhet të analizojmë shumë ato që thuhen gjatë gjumit, pasi ato janë thjesht pasojë e një gjendjeje të përkohshme.