Showbiz

Pse po përflitet sërish emri i Elon Musk si babai i binjakëve të Amber Heard?

Amber Heard ka habitur ndjekësit me një njoftim të papritur për Ditën e Nënës: ajo është bërë nënë e binjakëve, një vajze të quajtur Agnes dhe një djali me emrin Ocean. Me një foto të këmbëve të tre fëmijëve të saj, aktorja shkroi se më në fund ka krijuar familjen për të cilën ka ëndërruar gjithmonë.

Në moshën 38-vjeçare, Heard është tani nënë e tre fëmijëve – të gjithë të lindur përmes një nëne zëvendësuese. Ajo e ka cilësuar këtë zgjedhje si një nga vendimet më të vetëdijshme dhe kuptimplota në jetën e saj.

Por ky lajm nuk ka kaluar pa zhurmë. Menjëherë pas postimit, në rrjetet sociale filluan spekulimet për identitetin e babait të binjakëve – dhe emri që doli më shpesh ishte ai i Elon Musk.

Arsyeja? Amber dhe Elon patën një lidhje dashurie nga viti 2016 deri në 2018. Gjatë procesit gjyqësor të bujshëm me Johnny Depp, u përmend një përplasje mes tyre rreth embrioneve të ngrira. Sipas raportimeve, Musk donte që ato të shkatërroheshin, ndërsa Heard kërkonte t’i ruante – një fakt që tani i ka shtyrë shumë të dyshojnë se Musk mund të jetë babai biologjik i fëmijëve të saj.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar. Ashtu si me vajzën e saj të parë, Oonagh, e lindur në vitin 2021, Amber nuk ka zbuluar identitetin e babait – dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta bëjë. E vetmja gjë që ka treguar është se tani ndjehet e plotësuar me “Heard gang”-un e saj të vogël dhe plot dashuri.