Showbiz

Adam Lambert dhe Queen së shpejti në një dokumentar

“Show Must Go On” quhet dokumentari i parë që do të publikohet më 29 prill mes grupit legjendar Queen dhe këngëtarit të muzikës rrok, Adam Lambert.

Këtë lajm vetë ata e bënë të ditur pas performancës spektakolare që dhanë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Adam Lambert ka përfaqësuar Fredy Mercury si solist që nga viti 2009 ku kënduan për herë të parë në një koncert. Që nga ajo kohë ai është bërë pjesë e tyre duke i’u bashkuar në çdo performancë apo festival.

Ky dokumentar do të tregojë gjithçka rreth rrugëtimit të Adam Lambert me Queen, prapaskencat e paprera të koncerteve të tyre, intervista të ndryshme si edhe pjse nga turnetë muzikor ku ata janë shfaqur së bashku.