Showbiz

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti, superheronj seksi për Halloween

Që pas martesës është shumë e vështirë që Afërdita Dreshaj të mos jetë në qendër të vëmendjes.

Bukuroshja nga Kosova dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl, kishin dy kostume mjaft seksi mbrëmjen e Halloween-it.

Ata ishin veshur si dy superheronj të cilët në çift luftojnë kundra së keqes për të shpëtuar njerëzimin. Për herë të parë këngëtarja shfaqej me një paruke brune dhe duhet theksuar se ky look i shkonte shumë.