Modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka reaguar pas lajmit tronditës për vdekjen e ish-të fejuarit të saj, këngëtarit Shpat Kasapi.
Dyshja kanë qenë në një lidhje për shumë vite dhe historia e tyre e dashurisë ka qenë ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar.
Në një postim në rrjete sociale, Afërdita ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për familjen e artistit:
Pusho në paqe Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar
-ka shkruar ajo.
Shpat Kasapi u raportua se ndërroi jetë nga një atak kardiak në moshën 40-vjeçare, teksa ndodhej në Itali, duke lënë pas një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare dhe tek të afërmit.
Këngëtari la pas edhe një djalë të vogël nga lidhja e tij me partneren Selvije Jao.