Bota

Afganët kërcënohen me vdekje nga Talibanët nëse shkojnë në votime

Talibanët kërcënojnë me vdekje afganët. Banorët e fshatrave në Afganistan thonë se militantët talibanë u kanë kërkuar të mos shkojnë në zgjedhje në të kundërt do i vrasin dhe do u djegin shtëpitë. Zgjedhjet e planifikuara për muajin tetor, cilësohen sfidë e jashtëzakonshme për Qeverinë Afgane, e cila aktualisht është nën presion të përkrahësve ndërkombëtarë për të krijuar ambient të sigurt dhe proces të besueshëm.