Aktualitet

Ahmetaj: E rëndësishme, vazhdimësia e lehtësirave për biznesin e vogël

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj theksoi sot rëndësinë e lehtësimit të tyre në vazhdimësi. Ahmetaj vuri në dukje se Qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikoi interesin 0 deri në 5 milionë. Gjithashtu, Ahmetaj kujtoi urdhërin që i është dhënë Drejtorisë së Tatimeve që të mos vendosë gjobë për deklarim të gabuar.