Sot dhe nesër, Ali Ahmeti pritet të dëshmojë në Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë, si dëshmitar për luftën e UÇK-së në vitet ‘98-99. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë bashkëqeverisëse në Maqedoninë e Veriut tha se e pranoi pa hezitim ftesën e prokurorëve, siç u shpreh “për të dëshmuar mbi pastërtinë e luftës çlirimtare përballë genocidit të regjimit të Millosheviçit”.